Realizoi me sukses fluturimin në hapësirë, Richard Branson: Kjo është epoka e re hapësinore

Avioni hapësinor VSS Unity i “Virgin Galactic” ka zbritur në mënyrë të sigurt në Tokë. Miliarderi, Richard Branson u pa i qeshur ndërsa përqafonte familjen e tij pas uljes së aeroplanit hapësinor. Gjatë një konference për shtyp pas fluturimit, manjati tha se udhëtimi në hapësirë duhet të jetë më i arritshëm për të gjithë.
“Ne jemi këtu për ta bërë hapësirën më të arritshme për të gjithë. Duam ta kthejmë brezin e ardhshëm të ëndërrimtarëve në austronautë të sotëm dhe të nesërm. Të gjithë ne kemi pasur përvojën më të jashtëzakonshme dhe do të donim shumë nëse një numër prej jush mund ta ketë gjithashtu.
Nëse keni patur një ëndërr, tani është koha për ta bërë atë realitet. Unë do të doja të përfundoja duke thënë mirësevini në agimin e një epoke të re hapësinore.“, përfundoi 71-vjeçari, i cili është bërë miliarderi i parë që ka udhëtuar drejt hapësirës.


