Raporti: Bota mund ta parandalonte Covid-19, ja çfarë ndodhi

Bota

Raporti: Bota mund ta parandalonte Covid-19, ja çfarë ndodhi

Prej një viti e disa muaj, e gjithë bota është gjunjëzuar nga Covid-19, duke shkaktuar miliona viktima dhe të prekur. Dëmet për shkak të kësaj pandemie nuk janë vetëm në njerëz, por edhe në ekonomi. Ndërkohë, një panel i pavarur global ka publikuar një raport, që tregon se bota mund ta kishte parandaluar këtë pandemi. Paneli global u drejtua nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf.

Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë në raport kishte bërë me dije se ka ekzistuar një “koktej toksik” i përbërë nga hezitimi dhe koordinimi i dobët duke bërë që shenjat paralajmëruese të mos dëgjoheshin. Ekspertët e këtij paneli shprehen se kanë qenë një sërë vendime të gabuara që e çuan situatën në këtë gjendje.

Raporti thotë se bota ka nevojë për përmirësime në sistemin global të emergjencës në mënyrë që të parandalojë një katastrofë të ngjashme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion