Rama Duwaji, Zonja e Parë gen Z e Nju Jorkut dhe stili i saj ndryshe

Bota

Rama Duwaji, Zonja e Parë gen Z e Nju Jorkut dhe stili i saj ndryshe

Pas fitores historike të Zohran Mamdani në zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut, bashkëshortja e tij, Rama Duwaji, 28 vjeçe, bëhet Zonja e Parë e parë Gen Z në qytet. Por ajo nuk është thjesht bashkëshortja e kryebashkiakut, Rama është ilustratore dhe animatore, me një stil të veçantë që nuk ngjan me zonjat e tjera të para.

Rama Duwaji, Zonja e Parë gen Z e Nju Jorkut dhe stili i saj ndryshe

Ajo nuk ndjek rregulla të zakonshme politike për modën. Në vend të kostumeve zyrtare apo fustaneve të gjatë klasikë, Rama preferon çizme chunky, bizhuteri ari të shumta, bluza të thjeshta, pantallona Bermuda dhe këmisha të bardha. Në fitoren e primareve, ajo u shfaq me një fustan elegant të zi me prerje boatneck, duke treguar që mund të dukesh profesional dhe të ruash stilin personal njëkohësisht.

Moda për Ramën nuk është thjesht veshje, është një mesazh. Ajo përdor çdo look për të treguar dashurinë për artin, mjeshtërinë, craft-in dhe diversitetin.

Si Zonja e Parë e Nju Jorkut, ajo pritet të sjellë një energji të freskët dhe moderne në Gracie Mansion. Nuk është vetëm një simbol i Gen Z, por edhe një shembull se si arti, moda dhe politika mund të bashkohen. Me stilin dhe kreativitetin e saj, Rama Duwaji mund ta kthejë rolin e Zonjes së Parë në diçka më të gjallë, më personale dhe më frymëzuese për të rinjtë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion