Raketat nga Gaza godasin Jerusalemin, 9 të vrarë nga kundërsulmi i Izraelit, mes tyre dhe fëmijë

Bota

Raketat nga Gaza godasin Jerusalemin, 9 të vrarë nga kundërsulmi

Shtatë raketa u qëlluan nga Rripi i Gazës në zonën e Jerusalemit ditën e  sotme, disa minuta pasi Hamasi i dha një ultimatum qeverisë Izraelite. Një prej raketave u neutralizua nga forcat izraelite, ndërsa të tjerat “shpërthyen” në hapësira të hapura, sipas zyrtarëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) raportuan se një Izraelit u plagos lehtë nga një raketë anti-tank që “goditi” makinën e tij në zonën kufitare të Gazës. Qytetari, i cili sipas informacionit ishte në makinë në kohën e sulmit, u dërgua në një spital për ekzaminim.

Ndërkohë, organizata terroriste Palestineze Xhihadi kërcënon të lëshojë raketa të tjera në Gaza të Izraelit rreth orës 21:00.

Në këtë kontekst, Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën deri në 50 milje rreth Rripit të Gazës, pasi vlerësoi situatën e krijuar.

Ndërkohë, mediat në Palestinë raportojnë se Forca Ajrore Izraelite ka nisur të përgjigjet duke targetuar me raketa Rripin e Gazës. Për pasojë, nëntë persona kanë humbur jetën, me tyre tre fëmijë dhe tre zyrtarë të Hamasit. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion