Ra në një greminë 300 metra të thellë taksa i jepte makinës, 48-vjeçari gjendet gjallë 5 dit pas aksidentit

Bota

Ra në një greminë 300 metra të thellë taksa i jepte

Një shofer 48-vjeçar u shpëtua pas pesë ditësh duke qëndruar i bllokuar në makinën e tij, e cila ra në një greminë 300 metra të thellë në rajonin Ardèche të Francës jugperëndimore.

Ai u gjet të shtunën, më 21 shkurt, nga një grup gjuetarësh që ishin në zonë për të gjuajtur derra të egër. “Ai ishte ende brenda makinës, shumë i dobët, por i vetëdijshëm,” tha Florian Giraud, një nga gjuetarët që e zbuloi.

Pas njoftimit të gjuetarëve, zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Dymbëdhjetë shpëtimtarë punuan për orë të tëra për ta nxjerrë shoferin nga gremina, dhe më pas ai u transportua me urgjencë në spitalin e Lyonit.

48-vjeçari, banor i rajonit Allier, kishte marrë plagë të rënda nga rënia, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion