Qyteti më i ndotur në botë, Sarajeva merr masa për të përmirësuar cilësinë e ajrit

Bota

Qyteti më i ndotur në botë, Sarajeva merr masa për të

Autoritetet në Sarajevë lëshuan një paralajmërim për cilësinë e ajrit dhe vendosën masë ndaluese ndaj disa automjeteve dhe kamionëve të mërkurën, pasi qyteti u listua si më i ndoturi në botë, për dy netë radhazi nga kompania zvicerane e monitorimit të ajrit, IQAir.  

Sarajeva mori masa pasi cilësia e ajrit në kryeqytetin e Bosnjës arriti nivele të rrezikshme, pas disa ditësh mjegulle dhe smogu që kanë mbuluar qytetin me rreth 350 mijë banorë, shkruan A2.

Ajo ndaloi qarkullimin e kamionëve mbi 3,5 tonë dhe të makinave e kamionëve që nuk përmbushin standardet e Bashkimit Evropian, si dhe ndaloi punimet ndërtimore në hapësira të hapura.

Po ashtu, u ndaluan edhe grumbullimet publike në ambiente të hapura. Ekspertët thonë se burimet kryesore të ndotjes janë rreth 40 mijë familje që përdorin kryesisht dru zjarri dhe qymyr për ngrohje gjatë dimrit, si dhe trafiku. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion