Qeveria indiane vendos pezullimin e eksportit të vaksinave deri në tetor

Bota

Qeveria indiane vendos pezullimin e eksportit të vaksinave deri në

Një lajm i ri vjen nga India, lidhur me fushatën e vaksinimit. Mësohet se ky shtet mund të mos rifillojë eksportin e vaksinave kundër Covid-19 të paktën deri në tetor. Vendimi i marrë nga qeveria vjen pasi është rritur numri i rasteve pozitive. Mediat shkruajnë se kjo është vonesa më e gjatë në eksportin e vaksinave dhe pritet të përkeqësojë mungesat e furnizimit nga iniciativa globale Covax.

Kujtojmë se India pezulloi eksportet e vaksinave një muaj më parë pasi dhuroi më shumë se 66 milionë doza. Nuk është bërë ende e ditur se cilat nga vende do të kenë vonesa të vaksinave apo për kohën e saktë se kur vendi do të rinisë eksportet. India ka raportuar 25,228,996 raste dhe  600,535 viktima që nga fillimi i pandemisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion