Qëlloi mbi familjarët e vrasësit të vëllait, dorëzohet në polici motra e boksierit Besar Nimanit!

Bota

Qëlloi mbi familjarët e vrasësit të vëllait,

Policia gjermane ka njoftuar se është vetëdorëzuar motra e boksierit të vrarë Besar Nimani.

33-vjeçarja ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë pasi dyshohet se qëlloi para gjykatës gjermane, familjarët e autorit për vrasjen e vëllait të saj.

“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”, njofton polica gjermane.

Kujtojmë se boksieri i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit ku dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumb. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i të pandehurit, Aymand Dawoud Kirit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion