“Qava kur e pashë”/ Peshkatari gjen trupin e pajetë të një foshnje në rrjetën e tij

Bota

“Qava kur e pashë”/ Peshkatari gjen trupin e pajetë

Një ngjarje e trishtë i ka ndodhur një peshkatari në Mesdhe. Ndërsa, kishte dalë si çdo ditë për peshkim, peshkatari Oussama Dabbebi fillon të tërheqë rrjetat e tij.

Por, teksa nxori nga uji rrjetën që rëndonte ai u përballë me një pamje të tmerrshme. Në rrjetë nuk kishte peshk por ishte kufoma e një foshnje.

“Në vend që të kapte një peshk, rrjeta peshkoi trupin e pajetë të një foshnje. Fillimisht u frikësova shumë, pastaj e pashë se çfarë ishte”, tha ai.

Peshkatari 30-vjeçar, thotë se kohët e fundit gjeti trupat e 15 emigrantëve në rrjetat e tij gjatë një periudhe tre-ditore.

“Sapo gjeta trupin e një fëmije. Unë qava. Për të rriturit është ndryshe sepse ata kanë jetuar. Por foshnja nuk ka parë asgjë në jetë”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT