Putin takim me presidentin e Bjellorusisë, injorohet çeshtja e arrestimit të gazetarit

Bota

Putin takim me presidentin e Bjellorusisë, injorohet çeshtja e

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus Aleksandër Lukashenko do zhvillojnë një takim. Lajmi u bë me dije nga Kremlini, që ka bërë me dije se axhenda e takimit pritet të përfshijë “çështjet aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, zbatimin e projekteve të përbashkëta në sektorët tregtarë-ekonomikë, energjetikë dhe kulturo-humanitarë, si dhe çështjet që nxisin integrimin brenda Shtetit të Bashkimit.

Nuk ka asnjë përmendje në njoftimet përkatëse deri më tani në ndonjë diskutim të çështjes së Roman Protasevich, i arrestuar në Minsk ,ndërsa Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se është në kontakt dhe ofron mbështetje konsullore për partneren e tij, shtetasen ruse Sofia Sapega.

ME TE LEXUARAT