Punoni katër ditë dhe paguheni për pesë, kompanitë gjermane nisin projektin

Bota

Punoni katër ditë dhe paguheni për pesë, kompanitë

Projekti fillon në shkurt, kur 45 kompani dhe organizata në Gjermani do të fillojnë projektin e punës katërditore në javë brenda për një periudhë prej gjashtë muajsh. Punonjësit marrin pagën e tyre të plotë, edhe pse kalojnë dukshëm më pak kohë në zyrë (ose në punë në shtëpi). E gjitha kjo është iniciuar nga firma e konsulencave "Intraprenör", e cila punon me organizatën jofitimprurëse "4 Day Week Global (4DWG)".

Por si duhet të funksionojë kjo - veçanërisht kur kaq shumë kompani në Gjermani po vuajnë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar? A nuk do të ishte më mirë nëse do të bëhej më shumë punë në vend të më pak?

Përkrahësit e idesë thonë: Një javë katërditore do të ndihmonte në mungesën e punëtorëve të kualifikuar, sepse rrit produktivitetin e punonjësve. Argumenti: Ata që punojnë vetëm katër ditë në vend të pesë ditësh, janë më të motivuar për punë dhe për këtë arsye më produktivë. Përveç kësaj, kjo mund të sjellë në punë njerëz që nuk janë të përgatitur të punojnë pesë ditë. Kjo do të reduktonte mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

Java e punës katërditore është testuar tashmë në praktikë. Që nga viti 2019, organizata 4DWG ka drejtuar programe të tilla pilot në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut, Australi, Irlandë dhe SHBA, për shembull. Më shumë se 500 kompani morën pjesë, sipas organizatës joqeveritare (OJQ). Rezultatet duket se konfirmojnë shpresat për efekte pozitive.

ME TE LEXUARAT