Pse nuk vesh asnjëherë kostum? Përgjigjet Zelensky: Kur të mbarojë lufta....

Bota

Pse nuk vesh asnjëherë kostum? Përgjigjet Zelensky: Kur të

Pse Volodymyr Zelensky nuk vesh asnjëherë kostum?

Të premten në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Ukrainës, ndër të tjera, u pyet nga një gazetar pse ai nuk vesh asnjëherë kostum.

“Do të vesh kostum atëherë kur përfundon lufta.

Sipas Sky News, Zelensky ishte këshilluar nga ekipi i Trump që të vishte një kostum formal për takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, presidenti ukrainas vendosi të mos ndiqte këtë protokoll dhe u paraqit me një veshje më sportive, një zgjedhje që nuk u pëlqye nga Trump.

Në fund të takimit, një gazetar pyeti Zelenskyn pse nuk kishte veshur kostum, duke e akuzuar për një sjellje që tregon mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara.

Përgjigja e Zelenskyt ishte: “Do të vesh kostum kur kjo luftë të mbarojë. Ndoshta diçka si kjo juaja. Ndoshta diçka më të mirë, nuk e di, do të shohim. Ndoshta diçka më të lirë.”

Ky koment shkaktoi një atmosferë edhe më të tensionuar pas takimit, duke theksuar përplasjen e qartë mes dy liderëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion