Protestuesit "djegin" Athinën, mbi 12 persona të plagosur

Bota

Protestuesit "djegin" Athinën, mbi 12 persona të plagosur

Ka shkuar në 12 numri i protestuesve të plagosur nga incidentet në Athinë, të ndodhura gjatë mitingjeve për tragjedinë e Tempit.

Sipas presidentit të POEDIN, Michalis Giannakos, 8 persona ndodhen në spitalin Evangelismos.

Dy prej tyre u transferuan nga spitale të tjera që nuk funksiononin. Gjithashtu në Kryqin e Kuq janë të shtruar 4 persona.

Të 12 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Shumica kanë djegie nga bomba molotov, ndërsa disa kanë probleme me frymëmarrjen dhe lëndime.

Nderkohe policia raportoi se ka perdorur edhe hedhje masive uji me qellim shperndarjen e turmave.

Protestuesit "djegin" Athinën, mbi 12 persona të plagosur

Dhjetëra mijëra njerëz në çdo qytet të Greqisë u mblodhën sot në mitingje për të shënuar dy vjetorin e tragjedisë në Tempi.

Qytetarë të të gjitha moshave vërshuan qendrën e Athinës për të shënuar dy vjetorin e aksidentit tragjik në Tempi ku humbën jetën 57 persona.

Mediat ndërkombëtare po pasqyrojnë tubimin e madh në Athinë për aksidentin në Tempe, si dhe incidentet që pasuan në kryeqytetin grek.

Policia ka arrestuar me shume se 50 persona ne lidhje me incidentet e ndodhura.

ME TE LEXUARAT