Procesi drejt përfundimit, talebanët drejt formimit të qeverisë së re në Afganistan

Bota

Procesi drejt përfundimit, talebanët drejt formimit të
Një udhëheqës i lartë i talebanëve konfirmoi për “Zërin e Amerikës” në kushte anonimiteti se grupi është në fazat përfundimtare të shpalljes së një kabineti të ri, i cili pritet të përfshijë të gjithë anëtarët e atij që njihet si Këshilli Udhëheqës (Rahbari Shura).

Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada po zhvillon konsultime në Kandahar, qyteti i njohur si vendlindja e grupit, së bashku me zëvendësit e tij, Sirajuddin Haqqani, kreu i rrjetit Haqqani, si dhe Mullah Mohammad Yaqoob-in, djalin e themeluesit të talebanëve Mullah Omarin, që është kreu i komisionit ushtarak të talebanëve.

“Aktualisht, udhëheqja talebane është duke u këshilluar me grupe të ndryshme etnike, parti politike si dhe brenda Emiratit Islamik për formimin e një qeverie që duhet të pranohet e të njihet si brenda ashtu edhe jashtë Afganistanit”, tha gjatë një fjalimi televiziv të shtunën Sher Mohammad Abbas Stanikzai, një tjetër udhëheqës i lartë taleban.Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid i tha “Zërit të Amerikës” se procesi ishte “pranë përfundimit”.

“Udhëheqja ka caktuar dy zëvendës shefat Sirajuddin Haqqani dhe Mullah Mohammad Yaqoob për të finalizuar emrat e kabinetit”, tha udhëheqësi i lartë taleban. Por miratimi përfundimtar i emrave do të bëhet nga vetë Akhundzada.Ai tha se kabineti mund të ketë më shumë se 26 anëtarë e në të mund të përfshihen edhe persona të tjerë që nuk janë anëtarë të këshillit udhëheqës.Ky i fundit (Rahbari Shura) është organi më i rëndësishëm vendimmarrës për talebanët dhe drejtohet nga vetë Akhundzada, i cili quhet Ameer ul Momineen, ose udhëheqësi i besimtarëve.

Ndërsa talebanët pretendojnë se qeveria do të jetë gjithëpërfshirëse, zëdhënësi i tyre tha se tani për tani ndarja e pushtetit nuk ishte përparësi e grupit.“Nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë udhëheqës politik për ta future atë në qeveri”, tha Muxhahid Said. “Dua ta bëj të qartë se nuk jemi të përqëndruar tek ndarja e qeverisë me të tjerët”.

Ai shtoi se grupi po kërkonte opinione nga “fytyrave të njohura, ish-udhëheqës muxhahedinë”, mbi sistemin e ri të qeverisjes.Këshilli udhëheqës mbajti takimin e parë zyrtar në pallatin presidencial në Kabul që pas marrjes së qytetit. Ai u bashkëkryesua nga Haqqani dhe Yaqoob-i. Prej atij momenti anëtarët e këshillit e zyrtarë të tjerë të lartë kanë mbajtur takime joformale pothuajse çdo ditë./VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion