Problemet e shumta dëmtuan AstraZeneca, BE nuk do rinovojë më kontratën me kompaninë

Bota

Problemet e shumta dëmtuan AstraZeneca, BE nuk do rinovojë më

AstraZeneca pas përfundimit të kontratës në fund të qershorit, nuk do të bashkëpunojë me Bashkimin Europian. Lajmi u bë me dije nga Komisioneri Evropian i Tregtisë së Brendshme Thierry Breton, pasi vendimi u mor nga vetë BE.

 “Për momentin Bashkimi Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinën kundër covid-19, AstraZenecan. Kontrata e vjetër do të përfundojë në fund të qershorit, do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë”, tha Breton.

Ndërkohë përmirësimi i situatës pandemike dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik kanë bërë që autoritetet në Spanjë të rishikojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën.

Kështu nga mesnata e së shtunës, në vendin iberik është hequr masa e ndalimit të udhëtimit mes rajoneve, e cila kishte hyrë në fuqi që në muajin tetor. Po ashtu, në pjesën më të madhe të rajoneve është hequr dhe ora policore, duke rikthyer në këtë mënyrë një lloj normaliteti tek banorët e Spanjës.

ME TE LEXUARAT