Princi William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Bota

Princi William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate

Princi William konfirmoi këtë të martë se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, “po shkon mirë”, duke iu referuar çështjes së saj shëndetësore që ka tërhequr vëmendjen globale.

Menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve ‘James’ Place’ në Newcastle, Princi William foli me gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë që ishin mbledhur jashtë për ta takuar atë.

Ashtu siç pritej, ndër të tjera ai u pyet për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi pak kohë më parë u bë e ditur se ajo ishte diagnostikuar me kancer.

60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar Princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”

Më pas ai iu përgjigj: “Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”.

Sakaq, ai ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me njerëzit që e prisnin, ndërsa ka bërë edhe foto me disa.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion