Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin dhe bekojnë çiftet homoseksuale

Bota

Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin dhe bekojnë

Disa priftërinj në Gjermani kanë bekuar këtë javë çiftet e së njëjtës gjini.

Zyra e Vatikanit në mars tha se priftërinjtë nuk duhet të japin bekime për bashkimin e çifteve të të njëjtit seks.

Priftërinjtë dhe dioqezat në të gjithë Gjermaninë janë bashkuar me nismën”Dashuria Fiton”, me bekime të çifteve që po ndodhin këtë javë në qytete si: Berlini, Mynihu dhe Këlni.

Ndalimi i bekimeve në mars, të cilin Papa Françesku e miratoi, shkaktoi zemërim brenda Kishës dhe befasoi shumë sepse ai ka qenë më tolerant ndaj personave homoseksualë sesa ndonjë papë tjetër.

Papa ka takuar çifte homoseksuale dhe i inkurajoi ata që duan të rrisin fëmijët e tyre dhe t’i dërgojnë në Kishë.

Në vitin 2013, ai bëri vërejtjen që mori famë: “Kush jam unë për të gjykuar” rreth njerëzve homoseksualë që kërkojnë Zotin dhe përpiqen të jetojnë sipas rregullave të Kishës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion