Presidenti Iranian bisedë me Putin dhe homologun pakistanez, shpalos 3 kushte për përfundimin e luftës

Bota

Presidenti Iranian bisedë me Putin dhe homologun pakistanez, shpalos 3

Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka paraqitur tre kushte kryesore për përfundimin e luftës në rajon.

Përmes një postimi në X, ai bëri të ditur se gjatë bisedimeve me udhëheqësit e Rusi dhe Pakistan ka theksuar angazhimin e Teheranit për paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas Pezeshkian, për t’i dhënë fund konfliktit – për të cilin ai fajëson Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – duhet të plotësohen tre kushte themelore.

Ai theksoi se fillimisht duhet të njihen “të drejtat legjitime” të Iranit, më pas duhet të paguhet kompensim për dëmet e shkaktuara nga sulmet dhe, së fundi, duhet të jepen garanci të forta ndërkombëtare për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen.

Presidenti iranian shtoi se vendi i tij mbetet i hapur për dialog, por vetëm nëse këto kushte merren parasysh në çdo marrëveshje të mundshme për përfundimin e luftës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion