“Preken 400 milionë përdorues…”, Ky shtet merr MASA DRASTIKE për rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook!

Bota

“Preken 400 milionë përdorues…”, Ky shtet merr MASA

Kompania Meta ka filluar të paralajmërojë qindra mijëra adoleshentë australianë: në ditët në vijim, llogaritë në Instagram, Facebook dhe Threads që u përkasin përdoruesve nën 16 vjeç do të hiqen, përpara ndalimit zyrtar, të planifikuar për më 10 dhjetor.

Platforma ka filluar të mbyllë profilet e të miturve nën 16 vjeç dhe të bllokojë regjistrimet e reja, në një garë me kohën që përfshin të paktën 350 milion përdorues të Instagram dhe 150 milion përdorues të Facebook.

Paralajmërimet po vijnë nëpërmjet email-it, SMS-ve dhe njoftimeve brenda aplikacionit, me një mesazh të qartë:

Për shkak të rregulloreve australiane, përdoruesit kanë dy javë kohë për të kopjuar ose fshirë gjithçka.

Por, Meta po i inkurajon të miturit të ruajnë postimet e bisedat dhe të lënë një informacion kontakti për të riaktivizuar një llogari pasi të mbushin 16 vjeç.

 

ME TE LEXUARAT