Prej vitesh investigonte botën e krimit, plagoset rëndë gazetari në Holandë

Plagoset rëndë në rrugët e Amsterdamit gazetari i famshëm holandez Peter R. de Vries. Ky i fundit njihet që prej vitesh për guximin dhe pasionin që ai kishte për investigimin në botën e krimit dhe pikërisht kjo është pista që po heton prokuroria.
Mësohet se policia ka arrestuar dy persona, të dyshuar se janë autorë të krimit. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema në një konferencë me gazetarët.

“Ai u plagos rëndë dhe po lufton për jetën e tij. Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, që pa u lodhur kërkoi drejtësi”, tha ai.
13 vite më parë, De Vries fitoi çmimin ndërkombëtar Emmy për punën e tij në hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane Natalee Holloëay në Aruba, në vitin 2005.


