Prej kohësh vinte erë e keqe, gjenden trupat e 3 vajzave me fyt të prerë në zonën e liqenit

Bota
Prej kohësh vinte erë e keqe, gjenden trupat e 3 vajzave me fyt
vajzat e vdekura

Tre vajza të reja, 22, 21 dhe 19 vjeç janë gjetur të vdekura pas një udhëtimi në Quininde në Ekuator. Trupat e  tyre u gjetën të varrosura  dhe me fyt të prerë.

Sippas medieve të huaja Nayeli Tapia, Yuliana Macias, dhe 19-vjeçarja Denisse Reyna, u gjetën përgjatë lumit Esmeraldas.

Gjithashtu oficerëët e Policisë bënë të ditur se po punojnë të gjejnë autorët e kësaj masakre të tmerrshme, ndërsa familjet e viktimave luten që të mos spekulohet se vajzat e tyre kishin lidhje me trafikun e drogës.

Trupat e pajetë u gjetën nga peshkatarët vendas, të cilët vunë re një qen duke nuhatur në tokë, ndërsa zona mbante edhe erë të keqe.

Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe zbuluan trupat e pajetë të vajzave, të cilët u gjetën të lidhur dhe me fyt të prerë. “Ata ishin me kostume plazhi dhe pantallona të shkurtra”, tha shefi i policisë së Quininde, Diego Velastegui.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion