Prag tragjedie, avioni me 190 pasagjerë përfshihet nga flakët sapo prek pistën
Lajmifundit
/
7 Tetor 2024, 22:28
Bota
Një avion është përfshirë nga flakët menjëherë sapo është ulur në pistën e aeroportit të Las Vegasit, ndërsa ishte nisur nga San Diego.
Zjarrfikësit bënë mrekullinë duke arritur menjëherë pranë avionit dhe arritën të shuajnë zjarrin.
Në avionin e kompanisë “Frontier” ndodheshin 190 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.