Policia suedeze drejt zbardhjes së krimit ku humbën jetën 10 studentë!
Policia suedeze ka deklaruar se rreth 10 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave në kampin e shkollës në qytetin qendror të Orebro.
Policia beson se autori është në mesin e të vdekurve dhe se ka vepruar i vetëm, por ende nuk dihet motivi mbi ngjarjen.
Të gjithë të vrarët u gjetën brenda ndërtesës së shkollës.
Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese, sqaron policia, dhe sulmuesi nuk ishte i njohur për ta gjithashtu aktualisht nuk ka asnjë motiv terrorist pas sulmit.
Kryeministri Ulf Kristersson e përshkruan sulmin më të tmerrshëm në historinë e Suedisë.
Studentët dhe stafi u mbajtën brenda ndërtesave kur policia mendoi se sulmuesi ishte ende i lirë , por që atëherë janë evakuuar.