Merr fund pengmarrja e disa personave në një klub nate në Holandë, arrestohet autori

Ka përfunduar pengmarrja e disa personave në klubin e natës në Holandë.
Sipas mediave të huaja, autori i armatosur me armë dhe eksploziv i pengmarrjes u prangos nga Policia.
Ndërkohë dy burra, duke përfshirë një me maskë, u panë më vonë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Tre pengje, që besohet se ishin punonjës të klubit të natës, u panë duke ikur nga ndërtesa me duart mbi kokë rreth një orë para se burri të ndalohej.
Më parë, oficerët e armatosur rëndë rrethuan një pjesë të qytetit të Ede dhe u kërkuan njerëzve të “qëndrojnë larg” nga zona, duke shtuar: “Qëndroni brenda dhe mos ejani të shikoni”.
Rreth 150 shtëpi aty pranë u evakuuan ndërsa autoritetet u morën me “një situatë pengjesh që përfshinte disa njerëz”, tha policia në ‘X’.
Gazeta kombëtare de Telegraaf raportoi se njeriu që mori peng njerëzit ishte i armatosur me armë dhe eksplozivë, duke cituar disa burime anonime.
Raporti thotë se burri dyshohet se hyri në klubin e natës në kohën e mbylljes dhe “kërcënoi të hidhte në erë vendin”.
Nuk kishte asnjë tregues se situata e pengjeve është e lidhur me terrorin, tha policia në një deklaratë në X.
Policia në Holandë “në këmbë”, merren peng disa persona në lokal, autori ka armë dhe eksploziv

Disa persona janë marrë peng në një lokal në një qytet të Holandës të shtunën, ndërsa policia ka urdhëruar evakuimin e 150 shtëpive dhe ka mbyllur qendrën e qytetit.
Nuk dihet se sa persona janë marrë peng, por mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për 4 ose 5 persona.
Policia tha se nuk ka të dhëna për një sulm terrorist dhe se ende nuk dihet arsyeja e ngjarjes. Raportimet e para duket se janë bërë rreth orës 5:42 të mëngjesit, që do të thotë se situata e rëndë vazhdon prej orësh tashmë.
⚡️Hostage Situation in Netherlands - Bomb Squad Deployed
— RT_India (@RT_India_news) March 30, 2024
A masked individual has reportedly taken five hostages in a cafe or bar in the central town of Ede.
Video circulating online shows police using a robot to investigate the scene, with the suspect allegedly claiming to have… pic.twitter.com/HoxbChw0M3
Personi në fjalë pretendon se ka eksploziv dhe armë dhe është vendosur një perimetër sigurie. Pamjet nga vendi i ngjarjes në Ede, një qytet tregu rural 85 kilometra në juglindje të Amsterdamit, tregojnë policinë dhe zjarrfikësit në rrugë.


