Policia izraelite nuk lejon hebrenjtë nga Palestina të vizitojnë xhaminë Al-Aqsa, arrestohen 120 vizitorë

Bota

Policia izraelite nuk lejon hebrenjtë nga Palestina të vizitojnë

Në Palestinë janë arrestuar 120 vizitorë hebrenj në Xhaminë Al-Aqsa, gjithashtu ka ndaluar hyrjen për myslimanët nën moshën 45 vjeç. Autoritetet islamike që mbikqyrin vendin bënë me dije se myslimanëve që hynë u kërkohej të linin dokumentat e tyre të identifikimit me policinë në hyrje. Gjashtë palestinezë u arrestuan, ndërsa katër më vonë u lanë të lirë.

 

 

Policia izraelite mohoi të kishte ndonjë kufizim moshe dhe tha se arrestoi pesë të dyshuar që “shkelën rendin publik”. Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld tha se vendi ishte i hapur për “vizita të rregullta” dhe se policia kishte siguruar zonën për të parandaluar “incidentet”.

 Policia izraelite u përplas për pak kohë me protestuesit palestinezë pas lutjeve të së premtes në një provë të hershme të armëpushimit, i cili kishte hyrë në fuqi disa orë më parë. Autoriteti islamik Ëaqf tha të dielën se ishte hera e parë që hebrenjtë lejoheshin të vizitonin vendin që nga 4 maji, një javë para se të fillonte lufta.

 Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët. Ajo shtrihet në majë të një kodre në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit që respektohet nga hebrenjtë si vendi i tyre më i shenjtë sepse aty ishte vendndodhja e tempujve biblik. Vendi ka qënë shpesh skenë e dhunës izraelito-palestineze dhe ishte epiqendra e intifadës, apo kryengritjes palestineze të vitit 2000/VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion