Polici hero futet në mes të flakëve dhe shpëton 23-vjeçarin po digjej (VIDEO)

Bota

Polici hero futet në mes të flakëve dhe shpëton

Një polic në Miçigan të SHBA-ve është duke u konsideruar si hero, pasi shpëtoi nga një vdekje e mundshme një shofer të përfshirë në një aksident të frikshëm.


Kamerat e trupit të policit, kanë fiksuar momentin, kur ai nis të vrapojë me shpejtësi dhe futet në mes të makinës së djegur. Ai nxjerr nga aty shoferin, i cili është identifikuar si një 23-vjeçar.

“Sapo dola nga makina e skuadrës sime, kishte një mori kalimtarësh që më bërtitnin se dikush ishte bllokuar”, ka thënë Luke Pauley.

Sipas oficerit e reja ishte e vetëdijshme në momentin që u shpëtua. Ai sapo e nxori atë nga makina, ka telefonuar një ambulancë.

Mediat e huaja shkruajnë se policia ka nisur një hetim, ndërsa gjendja shëndetësore e të riut, për fat të mirë, është e stabilizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion