Po xhironte video për fansat, youtuber-i i njohur bie nga 200m lartësi dhe humb jetën

Bota

Po xhironte video për fansat, youtuber-i i njohur bie nga 200m lartësi

Albert Dyrlund, youtuber i njohur në Danimarkë, ka rënë nga rreth 200 metra lartësi nga një mal në Itali, teksa xhironte një video për fansat e kanalit të tij.

Një helikopter shpëtimi u dërgua në vendngjarje por nuk 22 vjeçari nuk arriti të shpëtonte. Nëna e Dyrlund, Vibe Jørger Jensen, konfirmoi për mediat se djali i saj kishte rënë nga 200 metra teksa xhironte një video për kanalin e tij të ndjekur në rrjetin YouTube.

Aksidenti ndodhi në malin Seceda, Val Gardena, në Alpet italiane.

“Ne jemi në zi, por dua që fansat e tij ta dinë,” tha e ëma.

Me 224,000 ndjekës në rrjetin Instagram dhe 168,000 të abonuar në rrjetin YouTube, Dyrlund njihej për videot e tij muzikore dhe skeçet.

Në vitin 2018 ai kishte luajtur në filmin ‘Team Albert’, një parodi që kishte në qendër temën sesi të fitosh jetesën nga YouTube.

Filmi fitoi çmimin e audiencës në ceremominë e filmave danezë Robert 2019.

Shumë fansa shprehën dhimbjen e tyre për komentuesin e njohur ndërsa të tjerë përfituan për të nxitur të tjerë influencues për të treguar kujdes me sensacionet që publikojnë në rrjet.

.

ME TE LEXUARAT