Po planifikonte një sulm në një shkollë, arrestohet 17-vjeçari në Itali! Nën hetim edhe 7 të mitur të tjerë

Bota

Po planifikonte një sulm në një shkollë, arrestohet

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga këtë të hënë një nxënës 17-vjeçar. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi dyshohet se ai po planifikonte të kryente një sulm në një shkollë. Motivet e sulmit konsiderohen të jenë urrejtja racore dhe fetare.

Ai u transferua në burgun e të miturve në Perugia dhe akuzohet për terrorizëm. Autoritet sekuestruan materiale me udhëzime për prodhimin e armëve kimike dhe bakteriologjike, si dhe udhëzime për sabotimin e shërbimeve publike kyçe.

Ai kishte kërkuar në internet informacione mbi ndërtimin e pajisjeve shpërthyese, të ngjashme me ato të përdorura në të kaluarën në sulmet terroriste që ndodhën në Paris dhe Bruksel.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj 7 të miturve të tjerë që kishin marrëdhënie të ngushta me të arrestuarin.

Sipas hetuesve, sulmi që po planifikonte u frymëzua nga sulmi vrasës në Shkollën e Mesme Amerikane Columbine, i cili ndodhi më 20 prill 1999. Me dy nxënës si autorë, numri tragjik i viktimave ishte 13 persona të vdekur dhe 23 të plagosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion