Pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës, vritet në Ukrainë çetniku serb

Bota

Pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të

Lideri i çetnikëve serbë Bratislav Zhivkoviç i cili ka qenë pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe organizator i dërgimit të mercenarëve serbë në frontin e luftës në Ukrainë, është vrarë në kundërofensivën ruse në rajonin e Kurskut.

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit të hënën. Përveç përfaqësuesve rusë, në fjalimin e tij morën pjesë edhe shumë të ftuar, e në mesin e tyre u dallua një burrë me uniformë ushtarake me dekorata të shumta dhe simbole çetnike. Ai është Bratislav Zhivkoviç, një komandant 42-vjeçar i çetnikëve, forcës paraushtarake serbe që luftoi përkrah separatistëve pro-rusë në provincat Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës në 2014 dhe 2015 si pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë “Unite Continentale”.

Zhivkoviç pretendon se ai ishte i ftuar në konferencën e Putinit si pjesëmarrës në një “operacion special ushtarak në Ukrainë”.

Ai thekson se është “i vetmi komandant serb që organizoi detashmentin çetnik dhe e solli në Krime në vitin 2014”, duke shtuar se ai mori pjesë “në mbrojtjen e qytetit të Luhanskut në të njëjtin vit dhe në mbrojtjen e Donetskut në vitin 2018. ”

Në pjesë të Ukrainës lindore, Moska inkurajoi një kryengritje separatiste në vitin 2014 dhe luftimet midis forcave lokale dhe separatistëve pro-rusë kanë vazhduar në ato provinca që atëherë.

Në vitin 2018, Zhivkoviq u arrestua në Serbi me dyshimin se organizoi pjesëmarrjen e serbëve në konfliktin e armatosur në Ukrainë dhe u ofronte atyre 200 euro në muaj në këmbim.

Ekstremisti po hetohet nga Prokuroria e Ukrainës për rolin e tij në sulmet ndaj forcave ukrainase në provincat e lartpërmendura.

ME TE LEXUARAT