Piktura e dedikuar heronjve të ‘luftës’ kundër COVID, shitet në ankand për çmimin marramëndës

Soft

Piktura e dedikuar heronjve të ‘luftës’ kundër COVID,

Heronjtë e vërtetë në këtë periudhë të vështirë pandemie që po përjeton njerëzimi janë mjekët dhe infermierët, të cilët përditë luftojnë në vijën e parë me armikun e të gjithëve, COVID-19.

Një pikturë “Game Changer” nga artisti Banksy, e dedikuar heronjve bashkëkohorë të COVID-19 është shitur në ankand nga një blerës anonim për 16.7 milionë paund dhe të ardhura do të shkojnë për personelin e shërbimit kombëtar shëndetësor në Britani.

Në pikturë shfaqet një fëmijë i cili ka “braktisur” Batmanin dhe Supermanin dhe po luan me heroin e vërtet të pandemisë, një infermiere.

"Çfarë simboli domethënës i asaj që kemi kaluar të gjithë dhe mbështetjes së pabesueshme të Shërbimit Kombëtar shëndetësor që kanë qenë aty për muaj të tërë”, u shpreh Jussi Pylkkanen, presidenti i shtëpisë së ankadnit Christie.

Piktura është vepra e fundit nga artisti i rrugëve e cila doli në ankand dhe tejkalon rekordin e mëparshëm prej 9.9 milionë paund.“Game Changer” do të qëndrojë e ekspozuar në spitalin Southampton General, në Britaninë e Madhe aty ku u shfaq për herë të parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion