Pfizer jep lajmin e mirë: Vaksina është efektive edhe për fëmijët 12-vjeçarë

Ditën e sotme, kompania farmaceutike Pfizer ka lajmëruar se vaksina e saj kundër Covid-19, është shumë e sigurt edhe për fëmijët 12-vjeçarë. Kjo rrit mundësinë e vaksinimit të fëmijëve para se të kthehen në shkollë, këtë sezon që vjen.
Vaksina Pfizer është aprovuar për moshat 16 vjeç e lart. Sidoqoftë, vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave konsiderohet thelbësor për ndalimin e pandemisë.
Në një studim të kryer nga kompania farmaceutike mbi 2,260 vullnetarë të moshës 12 deri në 15 në Shtetet e Bashkuara, të dhënat paraprake treguan se nuk kishte raste infeksioni midis adoleshentëve plotësisht të vaksinuar krahasuar me 18 midis atyre që merrnin qetësuese, tha Pfizer.


