Pësoi defekt, rrëzohet avioni në Siberi, katër të vdekur

Bota

Pësoi defekt, rrëzohet avioni në Siberi, katër të

Katër persona u vranë pasi një avion i vogël me 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit bëri ulje emergjente në një pyll në Siberinë juglindore , njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile.

Avioni L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, fshati Kazatsinkoye.

Sipas indikacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar. Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënoja, por ishin gjallë.


Pamjet e postuara në faqet e rrjeteve sociale tregojnë anëtarët e ekipit të shpëtimit që mbajnë elektrik dore dhe barela pranë një lumi kur bie nata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion