Përshkallëzohet situata! Irani sulmon me 6 raketa bazën amerikane në Katar

Bota

Përshkallëzohet situata! Irani sulmon me 6 raketa bazën amerikane

Irani ka sulmuar bazat amerikane në Katar, ndërsa shpërthime janë ndjerë në Doha. Më herët Katari mbylli hapësirën ajrore, ndërsa DASH u bëri thirrje qytetarëve që mund të ishin në rajon të gjenin strehim të sigurtë.

Ka raportime se Irani ka lëshuar raketa edhe drejt forcave amerikane në Irak..Mbyllja e hapësirës ajrore në Katar do të thotë që hapësira ajrore mbi bazën amerikane në Al Udeid është e mbyllur. Baza Al Udeid në Katar pret më shumë se 10,000 trupa amerikanë dhe është qendra më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendimi u mor për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se do të ndërmarrin një hap të ngjashëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion