Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Katari rrëzon dy avionë luftarakë iranianë

Bota

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Katari rrëzon

Katari njoftoi se forcat e tij ajrore kanë rrëzuar me sukses dy avionë luftarakë iranianë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iran dhe kundërpërgjigjes së Teheranit.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit bëri të ditur përmes një deklarate se janë rrëzuar dy avionë tip SU-24 të Iranit. Sipas autoriteteve, janë ndaluar gjithashtu shtatë raketa balistike dhe pesë dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të Katarit.

“Kërcënimi u trajtua menjëherë sapo u identifikua, në përputhje me planin operacional. Të gjitha raketat u rrëzuan para se të arrinin objektivat e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas mediave Katari dënoi ashpër Iranin për atë që e cilësoi si “shënjestrim të papërgjegjshëm dhe të pamatur” të territorit të tij, në kuadër të reagimit iranian ndaj sulmeve amerikano-izraelite, të cilat sipas raportimeve kanë lënë qindra të vrarë në Iran.

Gjatë ditëve të fundit, Irani ka ndërmarrë një seri sulmesh hakmarrëse ndaj objektivave në Katar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe vende të tjera të rajonit, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion