Përplasje e fortë SHBA-Iran/Mahmoud Pezeshkian i kundërvihet Trump-it: Askush s’na heq të drejtat bërthamore

Bota

Përplasje e fortë SHBA-Iran/Mahmoud Pezeshkian i kundërvihet

Presidenti i Iranit, Mahmoud Pezeshkian, ka reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump për programin bërthamor iranian.

Gjatë një vizite në Ministrinë e Sportit në Teheran, Pezeshkian u shpreh se SHBA nuk mund t’i mohojë Iranit të drejtën për të zhvilluar programin e tij bërthamor, duke e cilësuar këtë si një të drejtë ligjore të vendit.

Ai u ndal edhe te situata aktuale mes dy vendeve, duke thënë se Irani po kërkon një zgjidhje të konfliktit me dinjitet, ndërsa afati i armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit pritet të përfundojë të mërkurën.

Pezeshkian konsiderohet si një figurë më e moderuar në politikën iraniane, megjithëse ndikimi i tij në vendimmarrje shihet si i kufizuar.

Sipas vlerësimeve të Instituti për Studimin e Luftës, roli i ushtrisë në Iran po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, edhe në çështjet diplomatike.

Një nga pikat kryesore që vazhdon të mbajë të bllokuara bisedimet është kërkesa e SHBA-së që Irani të heqë dorë nga uraniumi i pasuruar, çështje që mbetet ende pa zgjidhje.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion