Përplasen trenat në Ceki, katër të vdekur, dhjetëra të plagosur

Bota

Përplasen trenat në Ceki, katër të vdekur, dhjetëra

Aksident i rëndë treni në Pardubice, në Çekinë qendrore, ku një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash janë përplasur.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën katër persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën, disa në gjendje të rëndë.

Kompania hekurudhore Sprava Zeleznic tha se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje duke punuar për të nxjerrë udhëtarët nga rrënojat e vagonëve.

Rreth 300 pasagjerë po udhëtonin me trenin ekspres nga Praga për në Kosice, Sllovaki. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pranë stacionit të trenit Pardubice, rreth 100 km në lindje të Pragës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion