Përmbytje të mëdha në Gjermani, 7 viktima dhe 30 të zhdukur

Bota

Përmbytje të mëdha në Gjermani, 7 viktima dhe 30 të

Është një fenomen që ndodh një herë në gjeneratë. Shirat e dendur në Gjermani shkaktuan përmbytje të rënda. Si pasojë, 7 persona kanë humbur jetën dhe 6 shtëpi janë shembur në një rajon perëndimor të vendit.

Disa persona janë shpallur të zhdukur teksa të tjerë u detyruan të hipnin në çati, njoftoi policia. Mediat gjermane raportojnë për 30 qytetarë të shpallur të zhdukur dhe mbi 25 banesa në rrezik shembjeje në rajonin kodrinor Eiffel.

Përmbytje të mëdha në Gjermani, 7 viktima dhe 30 të

Reporterët e agjencisë Reuters bëjnë me dije se qasja në shumë zona është bllokuar teksa rrjeti telefonik është i paqëndrueshëm. Dy zjarrfikës u mbytën, sipas raportimeve.

Qeveria gjermane dërgoi ushtrinë për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Hekurudhat, rrugët dhe transporti ujor u ndërprenë për shkak të përmbytjeve të rënda. Shirat e dendur pritet të vazhdojnë në jugperëndim të Gjermanisë edhe gjatë të premtes. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion