Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Turqi, deri më tani 5 të vdekur, disa të zhdukur

Bota

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Turqi, deri më tani 5

Deri më tani 5 persona kanë humbur jetën në Turqi si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.

Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës përgjatë Detit të Zi.

Një shi i madh goditi provincën e Rizës dhe shkaktoi lëvizjen e veturave dhe shembjen e një numri shtëpish. Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.

Ekipet e shpëtimit të dërguara në rajon kërkuan gjithsej gjashtë persona në tre rrethe vendndodhja e të cilave nuk dihet ende.

Ndërkohë rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme.

Ndërkohë në Gjermani deri më tani kanë humbur jetën 42 persona si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion