Përmbyset autobusi në Etiopi, raportohet për të paktën 25 viktima

Bota

Përmbyset autobusi në Etiopi, raportohet për të paktën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Etiopi, ku të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin është përmbysur.

Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk janë bërë të ditura. Aksidentet rrugore mbeten një problem i përhapur në Etiopi, për shkak të mirëmbajtjes së dobët të rrugëve.

Vetëm muajin e kaluar, mbi 70 persona humbën jetën kur një kamion doli nga rruga dhe përfundoi në lumë, një ngjarje që konsiderohet si një nga tragjeditë më të mëdha në Etiopi që prej vitit 2000.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion