Përkrahës i Trump, ky është shqiptari që po hetohet për vjedhje votash në SHBA

Bota

Përkrahës i Trump, ky është shqiptari që po hetohet

Marko Kepi, shqiptar nga Shkodra dhe ish-marins i SHBA-ve, i cili garoi në zgjedhjet e PArtisë Republikane për të zëvendësuar anëtarin e qytetit të Staten Island, Steven Matteo, po hetohet për manipulimin e votave në zgjedhjet në Nju Jork.

Sipas të përditshmes amerikane New York Post, hetuesit federal po hetojnë taktikat përdorura në fushatë nga Marko Kepi, i cili njihet si një përkrahës i ish-Presidentit Donald Trump. Bordi i Zgjedhjeve të qytetit të Nju Jorkut ka hedhur dyshime se ai mund të ketë falsifikuar fletët e votimit për të favorizuar veten në garën lokale zgjedhore.

Sipas një dokumenti të Bordit të Zgjedhjeve, është shprehur shqetësimi për 1050 fletë votimi të munguara që u morën nga katër punonjës së fushatës së Kepit. Shumë prej fletëve të votimit kishin nënshkrime që nuk përputheshin me të dhënat e votimit dhe, të paktën në një rast, emri i një personi të vdekur ishte përdorur për të hedhur një vote.

Sipas gazetës, ky është një rast i ngjashëm me atë që kishte ndodhur gjatë fusshatës së Kepit për Asamblenë Shtetërore në vitin 2020, një garë që ai e humbi ndaj Michael Tannousi.

Marko Kepi nuk është një emër i panjohur për shqiptarët, pasi së bashku me gazetarin Marin Mema mblodhi mbi 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion