Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, pritet të kryejë transplantin e mushkërive

Bota

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së

Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, pritet të kryej një transplant mushkërish, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar muajt e fundit.

Sipas BBC, testet mjekësore të kryera gjatë vjeshtës treguan një përkeqësim të qartë të sëmundjes së saj, fibrozës pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen dhe furnizimin e gjakut me oksigjen.

Sipas mjekëve të Spitalin Universitar të Oslos, po arrihet në pikën ku transplantimi i mushkërive do të jetë i domosdoshëm.

Pallati mbretëror njoftoi gjithashtu se Mette-Marit ka një nevojë gjithnjë e më të madhe për pushim dhe ushtrime të kontrolluara, ndërsa angazhimet e saj zyrtare do të përshtaten me gjendjen shëndetësore, megjithëse ajo ka shprehur dëshirën për të vijuar detyrat.

Princi i Kurorës, Haakon, tha se princesha duket mirë kur është duke pushuar, por ka gjithnjë e më shumë vështirësi në frymëmarrje gjatë aktivitetit fizik, ka më pak energji dhe sëmuret më shpesh.

Mette-Marit, 52 vjeçe, është diagnostikuar me fibrozë pulmonare që prej vitit 2018. Mjekët theksuan se transplanti i mushkërive konsiderohet si zgjidhje e fundit dhe kryhet vetëm në raste të rënda, për shkak të rreziqeve që përfshin ndërhyrja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion