Përgjaken Krishtlindjet, të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare, ka viktima

Bota

Përgjaken Krishtlindjet, të shtëna me armë zjarri në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolorado. Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kolorado Springs, në prag të Krishtlindjeve. Policia e vendit zbuloi se ngjarja nisi nga përleshja e dy grupeve.

 Sipas zëdhënësit të policisë, Ira Cronin, përleshja fillimisht dukej si “grindje me grushta”, përpara se të shndërrohej në të shtëna armësh.

Nga incidenti në fjalë një burrë u gjet i vdekur, dy janë plagosur, ndërsa një grua ka marrë lëndime të lehta.

Cronin theksoi se, janë arrestuar shumë njerëz, por ende nuk dihet se a është vrasësi në mesin e tyre. “Situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin”, tha policia në X.

Qendra tregtare Citadel Mall, është mbyllur për një kohë deri sa njësitë policore e kanë hetuar rastin, por pritet të rihapet së shpejti. Policia po e heton rastin, dhe po kërkon çdo informacion të mundshëm nga dëshmitarët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion