Përfundon seanca gjyqësore, ish-presidenti Donald Trump deklarohet i pafajshëm
Lajmifundit
/
13 Qershor 2023, 22:12
Bota

Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të SHBA Donald Trump.
Trump dëgjoi akuzat kundër tij dhe u deklarua i pafajshëm për secilën nga 37 akuzat.
Ashtu siç edhe pritej, Trump do të udhëtojë me avion drejt klubit të tij të golfit në Nju Xhersi, ku do të organizojë aktivitetin e parë për mbledhje fondesh për fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.


