Pensionisti kërcënon deputeten, i dërgon litar me postë

Bota

Pensionisti kërcënon deputeten, i dërgon litar me postë

Pensionisti 83-vjeçar, Willi Zürcher nga Wolfhalden-i, Kantoni Appenzell Ausserhoden, i ka dërguar politikanes së njohur të FDP-së në Zvicër, Christa Markwalder, një letër të shkruar me mllef dhe brenda saj një litar.

Në letër ai i shkruan deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar.

“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon”, është shprehur deputetja për mediat zviceriane.
Deputetja tha se ndihet e tronditur edhe për faktin se kërcënimet ndaj politikanëve janë rritur ndjeshëm: nga rreth 200 në vitin 2019, numri i kërcënimeve për politikanët është rritur në 885 gjatë vitit të pandemisë.

ME TE LEXUARAT