Pas rrjeteve sociale, Spanja ndalon edhe shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Bota

Pas rrjeteve sociale, Spanja ndalon edhe shitjen e pijeve energjike për

Qeveria spanjolle do të miratojë një ligji që do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për të miturit dhe do të vendosë rregulla më të rrepta për reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ministri i të Drejtave Sociale, Pablo Bustinduy theksoi se rregullorja e re do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç. Ky ndalim vlen për produktet me përmbajtje të lartë kafeine, më shumë se 32 mg për 100 ml.

“Rregullorja është pjesë e një pakete më të gjerë masash për shëndetin e fëmijëve. Rregulla të ngjashme janë tashmë në fuqi në disa rajone.

Rregullorja është në përgatitje e sipër dhe se legjislacioni nuk është finalizuar ende, duke pasur parasysh se procesi i hartimit të ligjit duhet të përfundojë dhe afatet e Këshillit të Ministrave duhet të përmbushen”,- tha ai.

Ndalimi do t’i shtohet iniciativave të tjera të miratuara vitet e fundit. Javën e kaluar, Komisioni i Konsumatorit përfshiu pijet energjike në kufizimin e reklamimit të ushqimeve që konsiderohen të pashëndetshme për të miturit.

Në vitin 2024, një dekret mbretëror mbi ushqimet e shëndetshme dhe të qëndrueshme shkollore tashmë ndaloi shitjen e tyre në shkolla dhe kolegje. Ndërsa vetëm në fillim të këtij muaji u raportuar se Spanja gjithashtu do të ndalonte rrjetet sociale për fëmijët në 16-vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion