Pas hekurave, kritiku i Kremlinit njofton se do të futet në grevë urie

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny ka bërë sot të ditur se po futet në një grevë urie.
44-vjeçari, i cili është kundërshtari më i hapur i Putinit, u arrestua në 17 janar pas kthimit të tij nga Gjermania, ku ai kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor për të cilin ai i fajëson Kremlinin.
Autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën. Muajin e kaluar, Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të kushteve të tij të provës ndërsa rikuperohej në Gjermani.
Në një postim në Twitter, ai shkroi: “Çdo i dënuar ka të drejtë të ftojë një specialist për ekzaminim dhe konsultim. Edhe me mua, edhe pse jam i pafajshëm. Prandaj, unë kërkoj që një mjek të lejohet të më shohë dhe ndërsa kjo nuk ka ndodhur, jam duke bërë një grevë urie.”


