Pas Dubait, modelet urkainase zemërojnë Turqinë, pozojnë nudo në muajin e Ramazanit (FOTO)

Një muaj më parë disa modele nga ukraina ishin në qendër të vëmëndjes për fotot e tyre nudo të bëra në një ballkon në Dubai.
Ndërsa ditën e djeshme janë sërish tre modele ukrainese Veronika Kurgan 21 vjeç, Diana Pogorelaya 20 vjeç dhe Ruslana Kovkova 21 vjeç që janë marrë në pyetje nga policia turke për shkak të fotove nudo të publikuara.

Tre modelet u shfaqen me një seri pozash provokuese nudo në anijen Gocek Bay.
Por ajo që shkaktoi më shumë irritim në Turqi ishin pasi këto foto ishin bërë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ndërsa modelja ukrainese Julia Vetrova postoi një video në rrjete sociale ku thotë:
''Siç e dimë është më mirë të mos bëjmë foto nudo në vendet myslimane. Ne e kuptuam këtë pas çështjes së Dubait në ballkon. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona. Nëse doni të bëni foto nudo në Turqi apo në ndonjë vend tjetër mysliman bëjeni me fshehtësinë më të madhe’.