Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Bota

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni

Në një raport të së mërkurës, eurodeputetët theksojnë se zgjerimi i Bashkimit Europian forcon sigurinë dhe parandalon krijimin e zonave gri destabilizuese gjeopolitike.

“Mali i Zi dhe Shqipëria kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave deri në fund të viteve 2026 dhe 2027 përkatësisht. BE duhet të inkurajojë këto vende kur ambicia e tyre shoqërohet me reforma konkrete”, thuhet në raport ndërsa eurodeputetët bëjnë thirrje për heqjen e çdo pengese prej BE-së.

Sipas BE, kostoja do të ishte më e lartë në rast moszgjerimi. Progresi duhet të mbetet i bazuar në meritë, i drejtuar nga vlerat dhe i kushtëzuar nga reformat.

“Duke rikonfirmuar se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe i kthyeshëm, dhe se asnjë vend nuk duhet të trajtohet si pjesë e një pakete, eurodeputetët theksojnë se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Europian”, thekson raporti duke shtuar se “përshtatja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së është një tregues kyç i orientimit gjeostrategjik të një vendi kandidat”.

Gjithashtu nënvizohet se duhet përdorim më i madh i votimit me shumicë të kualifikuar në fusha të rëndësishme për procesin e anëtarësimit.

Eurodeputetët kërkojnë forcimin e monitorimit të reformave në vendet kandidate nën “grupkapitullin e bazamentit” dhe përforcimin e mbështetjes për aktorët pro-BE të shoqërisë civile, të përkushtuar ndaj reformave të nevojshme dhe vlerave evropiane.

Raporti u miratua me 385 vota pro, 147 kundër dhe 98 abstenime./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion