Para takimit me Zelenskyn, Trump thotë se Ukraina mund ta 'harrojë' NATO-n

Bota

Para takimit me Zelenskyn, Trump thotë se Ukraina mund ta

Pak orë para se Volodymyr Zelensky të hyjë në zyrën e tij për të nënshkruar një marrëveshje të madhe për tokat e rralla me minerale, Donald Trump ka deklaruar se Ukraina mund ta "harrojë" anëtarësimin në NATO, duke fajësuar aleancën për shkaktimin e konfliktit me Rusinë.

Presidenti i SHBA i bëri komentet në takimin e tij me kabinetin të mërkurën, i pari i këtij lloji që nga inaugurimi.

Ai deklaroi me guxim se Ukraina e shkatërruar nga lufta mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, duke fajësuar aleancën për ndezjen e konfliktit.

"Ju mund ta harroni këtë. Kjo është ndoshta arsyeja pse filloi e gjithë kjo" u tha Trump gazetarëve.

Ai vazhdoi duke thënë se si do të përfitojë Amerika nga marrëveshja e mineraleve pasi vendi do t'i "rikthejë paratë e dhuruara mbrapsht".

“Marrëveshja që ne po bëjmë na sjell pasuri të madhe. Ne i kthejmë paratë që kemi shpenzuar dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje ta rregullojmë këtë”, tha Trump.

Lidhur me presionin për garancitë e sigurisë për Ukrainën, Trump e bëri të qartë se nuk po ofron shumë për Zelenskyn.

"Unë nuk do të bëj garanci sigurie. Ne do ta bëjmë Evropën ta bëjë këtë sepse Evropa është fqinji i tyre, por ne po sigurohemi që gjithçka të shkojë mirë", u shpreh Presidenti i SHBA.

Trump këmbënguli se nga marrëveshja do të përfitonte gjithashtu edhe Ukraina.

"Askush nuk do të ngatërrohet me njerëzit kur të jemi atje", shtoi ai. 

ME TE LEXUARAT