Pamjet që pushtuan rrjetin/ Bëri manovra si nëpër filma, 84-vjeçari fluturon me makinë drejt ndërtesës

Bota

Pamjet që pushtuan rrjetin/ Bëri manovra si nëpër filma,

Një manovër e gabuar ka përfunduar në një skenë dramatike në një garazh parkimi në Milano, ku një 84-vjeçar mbeti i bllokuar me makinën e tij e cila mbeti e varur disa metra mbi tokë.

Sipas raportimeve lokale, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas fillimisht me një mur xhami, më pas me një dritare të katit të pare.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta nxirrnin të moshuarin, i cili ndodhej ende në gjendje shoku por fatmirësisht pa lëndime serioze. Autoritetet siguruan zonën, duke bll

Pamjet e makinës së varur rreth 8 metra në ajër u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe habi për mënyrën se si mjeti qëndroi i varur pa u rrëzuar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e incidentit dhe nëse ka pasur ndonjë problem teknik apo thjesht bëhet fjalë për një gabim të moshuarit gjatë manovrimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion